Rasti në “Bon Vivant”, reagon avokatja e njërit prej të arrestuarve



Autori: Gazeta inFokus


23:37 | 07 August 2023

Teuta Beka, avokatja e Gzim Zakutit, i cili u arrestua lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ka reaguar lidhur me veprën për të cilën është ngarkuar ky i fundit nga prokuroria.

Përmes një postimi në “Facebook”, Beka ka thënë se prokuroria e ka ngarkuar Zakutin me veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” edhe pse sipas saj ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim inkriminues në natën kur ndodhi ngjarja tragjike.

Gjithashtu, avokatja thotë se klienti i saj gjendet në paraburgim paraburgimit vetëm si rezultat i rastit të rëndë dhe i publicitetit të madh.

“Tani kemi nëpër media edhe pamjet e momenteve kritike dhe se Gzim Zakuti nuk shihet fare duke u rrahur apo duke ndërmarrë ndonjë veprim kundërligjor.

Pra ai gjendet nën masën e paraburgimit vetëm si rezultat i rastit të rëndë dhe i publicitetit të madh por asesi si rezultat i ndonjë veprimi të tij kundërligjor”, ka shkruar avokatja Beka.

Kujtojmë se nga të shtënat më armë në “Bon Vivant”, një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan.

Reagimi i plotë: