Messi tashmë futet në mesin e top 5 golashënuesve të Inter Miami

Messi tashmë futet në mesin e top 5 golashënuesve të Inter Miami


Futboll


Gazeta Express

07/08/2023 23:39

Goli vendimtar i Lionel Messi nga gjuajtja
e lirë kundër FC Dallas bëri që ai të ngjitet në mesin e top-pesë golashënuesve
më të mirë te të gjitha kohërave të Inter Miami në vetëm katër ndeshje me këtë
klub

Dygolëshi i Messit kundër FC Dallas në 1/8-ën
e finalës së Kupës së Ligës më 2023 bëri që superylli argjentinas të ngjitet në
vendin e katër si top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për klubin që
ka pronësi të David Beckham, derisa ai shënoi golin e tij të gjashtë dhe të
shtatë në këtë garë.

Messi arrit këtë sukses në vetëm katër ndeshje dhe tani është barazuar me gola me shokun e skuadrës Josef Martinez dhe ish futbollistët e Miamit, Lewis Morgan dhe Rodolfo Pizarro që kanë shënuar shtatë gola. Ai është në ndeshje të argjentinasit Gonzalo Higuan që është i pari me 22 gola të shënuar për këtë klub. Kujtojmë se klubi është themeluar në vitin 2018.

Messi dhe Inter Miami do të luajnë me fituesin
e çiftit Houston Dynoamo- Charlotte FC, ndeshje që zhvllohet të hënën (sot) në
mbrëmje, ndeshje kjo çerekfinale që zhvillohet më 11 gusht. /GazetaExpress/