Jamie Carragher kritikon Pep Guardiolan për Foden: Po e ndalon zhvillimin e tij

Jamie Carragher kritikon Pep Guardiolan për Foden: Po e ndalon zhvillimin e tij


Futboll


Gazeta Express

08/08/2023 23:19

Ish mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher
ka thënë që Phil Foden ka dështuar për ta arritur potencialin e tij nën
drejtimin e Pep Guardiolas

Carragher ka vënë në dyshim besimin që
Guardiola ka tek sulmuesi anglez, Foden. Pavarësisht statusit të tij si top
talent anglez, minutazha e tij në lojë mbetet jo konsistente për shkak të
ndryshimeve të shpeshta në formacion që bënë City.

Pasi që ka siguruar shumë tituj për këto
gjashtë vite, Foden ka qenë titullar vetëm në 22 ndeshje në Premier Ligë
sezonin e kaluar derisa ishte zëvendësues në finale të Community Shield kundër
Arsenalit. Carragher beson se zhvillimi i Foden ka ngecur dhe ka vënë në
pikëpyetje vendin e tij në këtë skuadër.

“Phil Foden nuk është më futbollist i ri. Tri
apo katër vite më parë, ne thonim se ai do të jetë futbollisti më i mirë
anglez. Kishte një ndjenjë sikurse është sot për Jude Bellingham, rreth të
cilit sot ndërtohet Kombëtarja e Anglisë”.

“Foden nuk ka vend as në Kombëtare të Angli
dhe nuk ka vend as në skuadrën e Manchester City. Ilkay Gundogan dhe Riyad
Mahrez janë larguar dhe ata luanin në Community Shield një javë para së sezoni
të fillojë dhe ai ende nuk arrin që të jetë titullar në 11 startuese”.

“Ne të gjithë e dimë sa i mirë është ai –
çfarë po e ndalon atë? Pep luajti me Alvarez pas Haaland – ky është një
pozicion ku Foden mund të luan, por ai ende nuk luan më të”.

Gjithanshmëria e Foden dhe konkurrenca e vazhdueshme brenda skuadrës së City ka bërë që ai mos të përparojë. Carragher vuri në dukje që paraqitjet në pozita të ndryshme gjatë sezonit, përfshirë sulmues i krahut të majtë dhe nëntë fals, së bashku me lëndimet, kanë bërë që mos të dihet se në cilën pozitë ai mund të luajë më mirë.

Kampionët në fuqi të Anglisë e fillojnë sezonin
e ri në Premier Ligë më 11 gusht ku do të luajnë përballë skuadrës së promovuar
në Premier Ligë, Burnley në të cilën luan edhe ish portieri i City, Aro Muric
dhe tani portier edhe i Kombëtares së Kosovës. /GazetaExpress/