U zhduk në det, misteri i mbijetesës për 35 orë së 25-vjeçarit nga Florida



Autori: Gazeta inFokus


07:59 | 07 August 2023

I riu 25-vjeçar është shpëtuar pas 35 orësh nga nga rojet bregdetare, pasi varka e tij ishte pjesërisht në ujërat e Oqeanit Atlantik, 12 milje larg brigjeve të Floridës.

Charles Gregory, ishte zhdukur në det pasi “kishte shkuar për peshkim herët në mëngjes dhe dallgët e kishin larguar larg bregut”, tha babai i tij.

Ai tha se Charles kishte humbur jelekun e shpëtimit dhe celularin.

Rojet bregdetare thanë se ai u gjet nga një ekuipazh kërkimi me aeroplan.

Ndërkaq, pas nxjerrjes në breg, 25-vjeçari ka pohuar se gjatë 35 orëve kishte parë peshkaqenë që i vinin rrotull dhe ishte pickuar nga kandilët, raporton CNN.