Pas reagimeve që nxiti shfaqja hyrëse e Dokufestit me performancë nudo, profesori i Filozofisë Blerim Latifi ka treguar një rrëfim për Prizrenin e para 160 vitesh, siç e ka dokumentuar themeluesi i Albanologjisë Johanes Von Hahn.
Postimi i plotë i Latifit.
Në Prizren, në vendin ku u dha ajo shfaqja hyrëse e Doku Festit që na paska alarmuar gardianët talebanë të të ashtuquajturit “moral tradicional”, fiks 160 vjet më parë po qëndronte austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë.
Gjatë qëndrimit në Prizren ai u njoh me jetën sociale të qytetit dhe ato që pa e mësoi i botoi në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”. Mes shumë dukurive që pa, ishte edhe praktika e përhapur e homoseksualitetit në qytet. Për këtë ai shkroi: “Në fakt, në popullsinë e këtushme muhamedane zotëron dashuria e djemëve (pederastia), më tepër se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, duke shkaktuar një burim të pashterrshëm xhelozie, armiqësish, allishverishesh dhe vrasjesh”.
Dëshmi të tjera për homoseksualizmin otoman të shqiptarëve, përveç kësaj të Hahn, gjenden edhe në kapitullin 11 të librit “Islamic Homosexualities: Culture, History, and Literature” të autorëve Stephen O. Murray and Ëill Roscoe.
Prandaj, ju zotërinj talebanë shqipfolës, kur merrni të diskutoni për këtë punë, mos u thirrni fort në traditën, se pastaj llogaritë u dalin keq. Lexoni pak më shumë, se mbase bëheni ma mendjehapur dhe, rrjedhimisht, edhe ma tolerantë. Kurrë nuk është vonë me dalë nga shpella e paditunisë
-
Kriza klimatike ndikon në rendimentet e fermerëve italianë
Fermerët në Itali janë duke vuajtur pasojat e ndryshimit ekstrem të motit. Sh…
-
Lushtaku: Shfaqja në Dokufest e turpshme – pasqyrë e Qeverisë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka thënë se…
-
Porti i Durrësit shënon pikun e sezonit, 9 mijë udhëtarë hynë sot në Shqipëri
Dita e sotme ka shënuar pikun e fluksit të udhëtarëve që kanë hyrë nëpërmjet …
-
Përfundon samiti në Arabinë Saudite – do të vazhdojnë takimet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë
Bisedimet e organizuara nga Arabia Saudite që synonin gjetjen e një zgjidhjej…
-
Shpërthen një mjet në një lokal në Ranillugë, Policia jep detaje
Një shpërthim ka ndodhur të shtunën në ora 14:15 në lokalin e quajtur “Kod Ma…
-
Trump kërkon që gjykatësja ta përjashtojë veten nga çështja ndaj tij
Të dielën ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen…
-
Vdes 19-vjeçari shqiptar, mbytet në det
Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën ndërsa lahej në det në It…
-
Digjen vetura të shumta, zjarrfikësi rrëfen se si u përball me zjarrin në Gllogjan
Mbi 60 vetura të cilat gjendeshin në një auto servis në Gllogjan janë djegur …
-
U caktohet masa e paraburgimit tre të dyshuarve për incidentin në “Bon Vivant”
Një muaj paraburgim u është caktuar tre të dyshuarve në rastin e “Bon Vivant”…
-
Letra për Kosovën, Joseph: Nënshkrimi i Merezhko e afron njohjen nga Ukraina
Një letër e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve parlamentare të Punëve të …
-
Vrasja e Kastriot Ramadanit në Bon Vivant, Prokuroria: Andi Pajaziti shkrepi në drejtim të të ndjerit
Prokuroria Themelore e Prishtinës pretendon se Andi Pajaziti i njohur si “ita…
-
Zana Avdiu: Mbrëmë keni shiku boks t’burrave të zhveshur, sot po tronditeni për gra t’zhveshura DokuFest
Zana Avdiu, aktiviste, ka shkruar rreth një shfaqje në DokuFest ku shihen dis…