Klubi arab mund ta nisë një tjetër ofanzivë për Pogban

Klubi arab mund ta nisë një tjetër ofanzivë për Pogban


Futboll


Gazeta Express

07/08/2023 16:50

Al Ittihad nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Paul
Pogba.

Klubi nga Arabia Saudite ia kishte bërë një ofertë të
majme mesfushorit francez, të cilit ia kishte vendosur në pjatë një kontratë
trevjeçare me 30 milionë euro neto në vit.

Mirëpo, futbollisti i Juventusit e kishte refuzuar këtë
ofertë.

E tash, mediumi italian “Tuttosport” shkruan se klubi
që i transferoi Karim Benzeman dhe N’Golo Kanten po planifikon ta rrisë ofertën
e tij vetëm për ta bindur ish-futbollistin e Manchester Unitedit të pranojë të
transferohet në Saudi Pro League, përcjell “Gazeta Express”.

Në Arabinë Saudite afati kalimtar i verës do të
zgjasë deri më 20 shtator, tri javë pas atij në futbollin evropian, kështu që
klubi arab do të ketë kohë të bollshme për ta bindur përfaqësuesin francez që të
përfundojë në këtë klub.

Juventusi është i gatshëm ta shesë lojtarin për një
shifër të arsyeshme pasi ka mbetur i dëshpëruar me kontributin e tij zero në
sezonin e parë pasi u rikthye nga Anglia.

Lojtarin e përshkuan lëndimet në edicionin 2022/23
dhe kjo ka bërë që klubi arab të jetë paksa i shqetësuar për gjendjen e tij
fizike. /Gazeta Express/