Sommer mbërrin në Milano për të kryer testet mjekësore te Interi
Yann Sommer është filmuar teksa arriti në Milano përpara se të kompletojë transferimin te Interi nga Bayern Munichi.
Reprezentuesi zviceran mbërriti në aeroportin Linate këtë mbrëmje. Ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën nesër, transmeton Gazeta Express.
Interi ka rënë dakord për të paguar 6 milionë euro për transferimin e Sommerit nga Bayerni.
“Nerazzurrët” vendosën për transferimin e portierit 34-vjeçar pas largimit të Andre Onanas drejt Manchester Unitedit.
/Gazeta Express/