
Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 06 August 2023
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka ngushëlluar familjen Gashi dhe Olluri, pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën një grua bashkë me vajzën e saj.
Aliu përmes një telegrami ngushëllimi thotë se kjo tragjedi i ka goditur rëndë të gjithë, transmeton Telegrafi.
“Jemi tronditur thellë nga lajmi i kobshëm i aksidentit me fatalitet që e ka pësuar bashkëqytetari ynë Safet Gashi nga fshati Pjetërshticë. Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura të ndjerat gruaja e tij, Njomza Olluri-Gashi dhe vajza, Olta Gashi.
Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht dhe familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve”, thotë ai.
Aliu tutje i ka uruar shërim të shpejtë edhe dy familjarëve tjerë të lënduar në aksident.
“Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë”.
Ndryshe, në një aksident në Kroaci kanë humbur jetën dy shtetas të Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Në aksidentin e ndodhur rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit. Bëhet e ditur se shtetasit e Kosovës vozisnin veturë gjermane, BMW.
-
Ministri Peci të dielën e nis në Drenicë, e shijon pak fli
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditën e sotme e ka nisur në Drenicë.
Ai … -
Protestë në Tiranë për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj
Shoqata “Krahu i shqiponjës”, ka thirrur sot një protestë në orën 16.00 në Sh…
-
Millatoviq: Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi në NATO është një çështje e përfunduar
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se “njohja e pavarësisë së Ko…
-
Performanca në hapjen e Dokufestit “i shqetëson” Duda Baljen dhe kryetarin e BIK-ut në Prizren
Dokufesti ka nisur të premten, e për hapjen e tij ka qenë i organizuar nj… -
Marrëveshja, rreth 500 mijë shqiptarëve do t’u njihen pensionet në Itali
Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë pensione së shp…
-
Në gusht pritet të nisin të gjitha fluturimet në korridorin ajror Kosovë-Shqipëri
Marrëveshja për korridorin ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ende nuk ësh…
-
Plumbi i depërtoi afër shtyllës kurrizore – vajza e cila mbeti e plagosur në Bon Vivant së bashku me dy tjerë ende po trajtohen në QKUK
Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, po vazhdon trajtimi i personave që u lëndua…
-
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet …
-
S’ka zgjidhje për sigurimin shtesë kufitar
Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin …
-
“Mënjanuam një tragjedi, që mund ta përfshinte gjithë fshatin”, zjarrfikësi rrëfen si u përball me zjarrin në Gllogjan
Gjatë mesditës së të shtunës një zjarr i madh u përhap në fshatin Gllogjan të…
-
Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 272 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë….
-
Vdes në QKUK personi që u aksidentua më 19 korrik në Ferizaj
Ka ndërruar jetë një person i cili ishte aksidentuar më 19 korrik në Ferizaj….