I përplasin makinën, Sarah Berisha gjen një shënim nga “autori” dhe habitet

I përplasin makinën, Sarah Berisha gjen një shënim nga “autori” dhe habitet


Shqiperi


Gazeta Express

06/08/2023 11:52

Blogerja e njohur, Sarah Berisha ka treguar për ndjekësit në “Instastory” se dikush i kishte përplasur makinën dhe ishte larguar.

Por shoferi i makinës tjetër edhe pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ishte kujdesur që t’i linte një shënim Sarah. I tregonte se ngjarja kishte ndodhur pa dashje si dhe i kishte lënë emrin dhe numrin e kontaktit.

Përshëndetje, unë jam… Pa dashje e kam lënduar makinën, kërkoj shumë ndjesë. Numri kontaktues…”, është shënimi që personi i ka lënë Sarah në makinë.

“Ka akoma njerëz të mirë”, shkruan Sara.