Vavalis pas eliminimit të Dritës: Krenar me ekipin, dëshmuam se mund të luajmë ndaj kundërshtarëve shumë të fortë

Vavalis pas eliminimit të Dritës: Krenar me ekipin, dëshmuam se mund të luajmë ndaj kundërshtarëve shumë të fortë


Futboll


Gazeta Express

03/08/2023 23:35

Drita është eliminuar nga raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi kosovar pati short tejet të vështirë, teksa u përball me ekipin çek, Viktoria Plzen.

Ndeshja e parë në udhëtim shkoi mirë për “Intelektualët”, por jo edhe e dyta.

Në “Fadil Vokrri” gjilanasit u mundën minimalisht 1:2 nga ekipi çek.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Akis Vavalis u shpreh krenar me paraqitjen e ekipit të tij

“Kishim dy momente shpërqëndrimi, në momentin e parë kur pësuam golin me kokë, nuk e kam parë golin në përsëritje, por kur kundërshtari është i lirë në zonë do thotë që kishte moment dekoncentrimi. Jam shumë krenar me djemtë, dëshmuam se mund të luajmë ndaj kundërshtarëve shumë të fortë. Penalltinë nuk mund ta gjykoj pasi nuk e kam parë mirë. Ndeshja e dytë ishte më e vështirë, pasi ishim para tifozëve tanë, është dashur që të sulmojmë më shumë duke ruajtur qetësinë që të mos na kap euforia”, u shpreh trajneri grek.