Moment i arrestimit të shqiptarit, i cili u arrestua në zonën Kolonos në Athinë është publikuar këtë të premte.
Pamjet tregojnë momentin kur 38-vjeçari lëviz drejt policit, me qëllim që ta godasë me thikë, ku ky i fundit përdor armën dhe e plagos në bark.
Elton Thoma Zoto, i datëlindjes 1985 nga Delvina, hyri fillimisht në bankë dhe nën kërcënimin e një thike mundi të grabiste rreth 4000 euro nga banka.
Në vazhdim ai tentoi të largohet, por policia e cila ishte më pak se 50 metra nga vendi i grabitjes shkoi sapo dëgjuan alarmin, ndërsa Zoto po tentonte të largohej me një motor.
Menjëherë filloi ndjekja dhe rreth 300 metra më tej, policët e rrëzuan autorin në tokë. I armatosur me thikë, Zoto goditi njërin prej policëve duke e plagosur lehtë, ndërsa një tjetër polic shtiu me armën e shërbimit dy plumba mbi Zoton duke e lënë të plagosur rëndë.
Κολωνός: Καρέ-καρέ η επίθεση του ληστή με μαχαίρι και η στιγμή που ο αστυνομικός τον πυροβολεί pic.twitter.com/y6W4ok50M8
— kakajason (@kakajason50) August 4, 2023
Ai u dërgua në spital, ndërsa polici që shtiu mbi të, u ndalua me urdhër të prokurorisë dhe u ngrit kallëzimi penal për vrasje. Një ditë më parë ai kërkoi falje dhe u la i lirë.
Elton Zoto rezulton me precedent penal në Greqi, i skeduar për krime që kanë lidhje me drogën.
Vendimi për arrestimin e policit ka shkaktuar komente të shumta në rrjet.
“Cila kafshë vendosi të ndiqte policin për vrasje nga pakujdesia? A po çmendemi plotësisht?”, shkruan një ndjekës i medias greke Protothem.gr.
“Mendoj se është brenda përgjegjësive të një punonjësi policie. Sigurisht që pas incidenteve të tilla duhet të bëhet një kontroll, por në asnjë rrethanë nuk ka asnjë ndjekje apo akuzë ndaj një punonjësi policie. Ne kemi nevojë që policia të mbrojë dhe të jetë aktive”, shkruan një tjetër.
“Përshëndetje për oficerin e policisë!”, shkruan një tjetër qytetar.
“Pse nuk e qëllojnë kurrë veten në këmbë? A është kaq e vështirë për të vënë në shënjestër të ulët dhe për të imobilizuar autorin pa vrarë?”, shkruan një tjetër./TCH
-
PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti prodhuan vetëm skandale, korrupsion e shkelje të Kushtetutës
Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati F…
-
Përveç familjarëve të Marigonës edhe policët qanë e u emocionuan pasi Gjykata mori vendimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën
Sot Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18 vjeçares …
-
Çka mund të bëjë me diplomen e Dizajnit Grafik?
Në këtë artikull, do të eksplorojmë arsyet kryesore pse duhet të studioni Diz…
-
Opozita ia jep një goditje të rëndë qeverisjes së LVV-së në Gjilan
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, e cila s…
-
Dënim i përjetshëm për Krivaqën, e 15 vjet prapa grilave për Arbër Sejdiun – aktgjykimi i plotë i Gjykatës për vrasjen e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Kri…
-
Osmani pas dënimit të Krivaqës: Le të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dë…
-
Mërgimtari pranon fajësinë se e kanosi deputeten Musliu, kjo e fundit thotë se nuk i beson
I akuzuari Driton Maloku nga Prishtina me vendbanim në Zvicër e ka pranuar fa…
-
Gashi: Hera e parë që e shoh një ministre duke dal në foto me padi në dorë ndaj mediave
Analisti Astrit Gashi ka mbetur i habitur me postimin e ministres Rozeta Hajd…
-
Haxhiu reagon pas dënimit të Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut: Gjykim i drejtë për krimin mizor
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar sot Dardan Krivaqën me burgim të për…
-
Gazetarët i reagojnë Ministres Hajdari që pozoi me padi në dorë
Përmes fotografisë pranë një dere në Pallatin e Drejtësisë, me një dosje në d…
-
Zemaj i përgjigjet Haradinajt: Jemi parti që i edukojmë të gjithë
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i është përgjigjur deklaratave të kreut të AA…
-
Avokati i familjes Osmani: Janë të pakënaqur me dënimin ndaj Arbër Sejdiut, do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës
Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, është deklaruar pas …