
Autori: Gazeta inFokus
20:31 | 03 August 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Në fokus të takimit ishin përgatitjet për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28 që këtë vit mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ftesa për delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga Presidentja Osmani për pjesëmarrje në diskutimet e nivelit të lartë në kuadër të COP28 siç thotë zyra e presidentes ”paraqet një moment historik dhe tejet të rëndësishëm sa i përket angazhimit të vendit në drejtim të implementimit të agjendës klimatike”.
”Në takim u diskutua për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e përpilimit dhe miratimit të legjislacionit të rëndësishëm në fushën e ndryshimeve klimatike, por edhe për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për një paraqitje sa më të suksesshme të vendit në COP28”.
”Presidentja Osmani dhe Ministri Aliu u dakorduan për bashkërendim të angazhimit dhe komunikimit në muajt në vijim, duke theksuar rëndësinë e madhe të adresimit të suksesshëm dhe efektiv të sfidave të lindura si pasojë e ndryshimeve klimatike me qëllim të garantimit dhe avancimit të mirëqenies së qytetarëve”.
”Në takim u diskutua poashtu për projekte të shumta dhe iniciativa të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të infrastrukturës e të cilat janë të rëndësishme për avancimin e përpjekjeve vendore drejt avancimit të Agjendës së Gjelbër dhe përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.
-
LDK-ja thëret për nesër konferencë për media
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thirrur një konferencë për media e cil…
-
Sveçla: Nga nesër do të ulim prezencën e policisë 25% rreth komunave veriore
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se janë duke e respekt…
-
Deputetja e LDK-së: Çka qytetarët kanë blerë me 1 euro në 2021, sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejnë
Deputetja e LDK-së përmes një postimi në Facebook ka bërë krahasimin e inflac…
-
Reduktimi i Policisë në Veri/ Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë
Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka r…
-
Ministria e Mbrojtjes: FSK ka 1836 ushtarë më shumë për 2 vjet
Ministria e Mbrojtjes ka treguar se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), për d…
-
Kryeministri polak: Wagner po përpiqet të destabilizojë krahun lindor të NATO-s
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se grupi Wagner po përpiqet të des…
-
Blerta Deliu: Albin Kurti është avanturier, me veprime të pamatura
Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së ka konsideruar se Kurti duhet të përgji…
-
Si po mbrohet i dyshuari për vrasjen e argjentinases, flet avokati i tij
Të mërkurën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh kosovarit me n…
-
Krasniqi dhe Rashiq në Leposaviq, dëgjojnë problemet dhe kërkesat e qytetarëve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me minis…
-
REL: Kosova dëbon dy serbë për pjesëmarrje në protesta të dhunshme në veri
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy persona të nacionalitetit serb …
-
Gjukanoviq për Abazoviqin: E vetmja e mirë e tij është se është shqiptar
Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar sërish kryeministrin me m…
-
Shefi i zyrës së BE’së takon Goran Rakiqin, i kërkon Listës Srpska të marrë pjesë në zgjedhje
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka njoftuar se sot është takuar me kry…