Vazhdojnë largimet nga Gjilani, edhe Besar Musolli konfirmon se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve

Vazhdojnë largimet nga Gjilani, edhe Besar Musolli konfirmon se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve


Sport


Gazeta Express

01/08/2023 23:35

Besar Musolli është futbollisti i radhës që
ka konfirmuar largimin nga SC Gjilani.

Mesfushori, përmes një postimi në “Facebook”,
konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e gjilanasve, shkruan Gazeta Express.

33-vjeçari e vlerësoi si nder dhe
privilegj që kishte mundësinë të luante për Gjilanin, si dhe të ishte kapiten.

Postimi i plotë nga Musolli (pa ndërhyrje):

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit. Ka qenë nder dhe privilegj që kam patur mundësinë të vesh fanellën e Gjilanit e të përfaqësoj këtë skuadër dhe si kapiten i saj. Dua të falënderoj përzemërsisht presidentin e klubit Florim Zuka. Mirënjohje për të gjithë tifozët e veçanërisht SKIFTERAT. Falënderoj çdo anëtar të klubit, trajnerët, lojtarë që kam bashkëpunuar këto sezone, pasi kemi kaluar shumë momente të veçanta. I uroj më të mirat Gjilanit në vijim”.

Kujtojmë se vetëm sot nga Gjilani e konfirmuan
largimin pesë futbollistë. Klubi gjilanas po shkon drejt shpërbërjes shkaku i
krizës financiare. /Gazeta Express/