Marcelo shpërthen në lot pasi ia theu këmbën kundërshtarit

Marcelo shpërthen në lot pasi ia theu këmbën kundërshtarit


Futboll


Gazeta Express

02/08/2023 10:20

Marcelo ka qenë gjithmonë shembull për
korrektësinë e tij në fushën e blertë.

Por, mbrojtësi i majtë brazilian ishte
protagonist në ndeshjen e fundit, duke e shkaktuar një ndërhyrje horror,
natyrisht të paqëllimshme, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Real Madridit e shkaktoi
një lëndim të frikshëm në ndeshjen mes Argentinos Jrs dhe Fluminense, e
vlefshme për të tetën e finales së Copa Libertadores.

Ish-përfaqësuesi brazilian derisa po mundohej
ta kalonte kundërshtarin, pa dashje shkeli në këmbën e tij, duke ia thyer atë.

E pas këtij rasti, Marcelo u ndëshkua me
karton të kuq dhe ndërkohë po qante me të madhe, i vetëdijshëm se ia theu këmbën
lojtarit kundërshtar, Luciano Sanchez, i cili do të mbetet shumë gjatë jashtë
fushës së blertë.

Marcelo ka kërkuar falje për veprimin e
paqëllimshëm. /Gazeta Express/