Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Në këtë event, kryeministri Kurti tha se diaspora jonë nga Zvicra ka sjellë në vend një hov ekonomik dhe perspektivë të re. “Kosova është me fat jo vetëm që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet, por edhe të krijojë lidhje të thella me atë vend. Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tonë. Së pari, ka hapur dyert dhe ka ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë. Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë”, vlerësoi kryeministri Kurti.
Me këtë rast, kryeministri përmendi dhe shembuj konkret të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Zvicër dhe rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm profesional. “Suksesi i zviceranëve me origjinë kosovare nuk shfaqet vetëm në ndeshjet e futbollit, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut – si në rastin e Omer Dzemali – dhe në vendet e këshillave kantonale – si në rastin e Ylfete Fanajt.” tha Kryeministri Kurti.
Duke përmendur zhvillimin ekonomik në Kosovë, ai shtoi se është bërë i mundur edhe falë ndihmës humanitare dhe ekonomike që ka dhënë Zvicra që nga viti 1990, e cila filloi si ndihmë humanitare dhe që tani është shndërruar në ndihmë zhvillimore, e cila shtrihet në fushat e infrastrukturës, arsimit, mbrojtjes së mjedisit, qeverisjes, kujdesit shëndetësor e shumë më tepër.
“Kjo mbështetje po intensifikohet me akordimin e 86 milionë frangave zvicerane për periudhën 2022-2025, ku menaxhimi i burimeve ujore përballë efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike mbetet prioritet kryesor”, tha kryeministri.
Ai u shpreh i lumtur me forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona gjatë 15 viteve të fundit:
“Si qeveri, ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në marrëdhëniet tona ekonomike, përmes marrëveshjes EFTA, investimeve direkte dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Zvicra mbetet një shembull kyç për ne – siç bën për pjesën tjetër të botës – të stabilitetit, prosperitetit, ekonomisë dinamike lokale, respektit për mjedisin dhe shoqërisë së lulëzuar e të larmishme që gëzon”, përfundoi Kurti.
-
Daka: Dorëheqja e kryetarëve në veri, mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thën…
-
Gruaja e Katanës: Agimi ka menduar se Ukshin Hoti duhej të ishte prijësi i luftës çlirimtare
Pjesë e bisedave të Agim e Shukrije Ramadanit ishin edhe figurat politike të …
-
Polonia akuzon Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore
Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore.
Siç rapor… -
Vela i reagon Petkoviqit: E di mirë ti ku janë kufijtë e Kosovës nga kërkesat që i bën për vizita
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i ka r…
-
SHBA: Wagneri nuk paraqet rrezik për Poloninë
Presidenti bjellorus është tallur me polakët për praninë e trupave të Wagner …
-
Kurti merr pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e D…
-
Petkoviq i reagon Hovenierit: Kufijtë e Kosovës janë kufij të Serbisë, Lista Srpska zë i popullit, jo i ambasadave
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar …
-
Gjykata e shpalli antikushtetues shkarkimin e bordit të RTK’së, ish-anëtari i tij paralajmëron padi
Bajram Mjeku, ish-anëtar i bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka …
-
Zyra e Osmanit zbulon se çfarë e njoftoi Kushtetuesja për Ligjin e Pagës Minimale
Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, se Ligj…
-
Rozeta Hajdari: S’ma lejon ligji të tregoj sa kilogramë vaj i kemi blerë, kemi boll
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas publik…
-
Rikthehet paniku në Turqi, goditet nga tërmeti i fortë
Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në …
-
Maqedoni, mbi gjysmë milion euro për të shënuar festat shtetërore
Mbi gjysmë milion euro do të shpenzohen për shënimin e festave siç janë 22 vj…