SKANDAL | Bosnjë-Hercegovina bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanikun U21

SKANDAL | Bosnjë-Hercegovina bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanikun U21


Sport


Gazeta Express

01/08/2023 18:07

Bosnjë-Hercegovina ka bërë veprim
skandaloz, duke bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Ballkanik, për
grupmoshën U21.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka
bërë të ditur se ambasada e këtij shteti në Shkup nuk ka qenë e aftë të lëshojë
vizat për Kombëtaren U21 të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Sipas FVK-së, kjo ndodhi edhe pse Federata
ndërmori të gjitha hapat për të garantuar hyrjen e ekipit kosovar në shtetin boshnjak.

FVK njoftoi se ka reaguar menjëherë pas këtij
rasti, duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat për ta dërguar në nivelet më të
larta këtë problem.

Presidenti i Federatës së Volejbollit,
Bahri Gjinovci, ka njoftuar menjëherë edhe Asociacionin Ballkanik të
Volejbollit (BVA). Te kjo organizatë thuhet se është pritur me shqetësim vendimi
i nikoqirëve.

Letër proteste i është dërguar edhe
presidentit të CEV-it, si dhe të gjitha organizatave relevante të volejbollit.

FVK ka kërkuar që Bosnjë-Hercegovinës t’i
merret e drejta e organizimit të kësaj gare.

Reagimi i plotë nga Federata e
Volejbollit e Kosovës (pa ndërhyrje):

“SKANDALOZE • BeH E BLLOKON PJESËMARRJEN E
KOSOVËS NË BALLKANIKUN U21

Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së, që të
ndërmarrë të gjitha hapat për të garantuar hyrjen e Kombëtares sonë U21 te
vajzat në BeH, kjo ka qenë e pamundur.

Ambasada e BeH në Shkup, nuk ka qenë e
aftë të lëshojë vizat për ekipin e Kombëtares U21 te vajzat.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka
reaguar menjëherë, duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e mundshëm, duke e
quar në nivelet më të larta këtë problematikë.

Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci e ka
njoftuar menjëhere edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), te e cila
organizatë ky veprim i organizatorit është pritur me shqetësim.

Letër proteste z. Gjinovci ka adresuar
edhe te  presidenti i CEV-it Aleksandar
Boriçiç dhe te gjitha organizatat relevante të volejbollit.

FVK decidivisht ka kërkuar që Bosnjë e
Hercegovinës ti merret e drejta për organizimin e kësaj gare.

Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së për ta
përgatitur ekipin në një grumbullim disa javor, ndërmarrjes së të gjithë hapave
të nevojshëm për sigurimin e vizave dhe të gjitha aspektet tjera, kjo eshte
pamundësuar për shkak të çasjes refuzuese të autoriteteve në Brçko.

“Kërkojmë nga Ju, si autoriteti më i lartë
i volejbollit në Evropë, të merren masat që gara në Bosnjë e Hercegovinë, të
anulohet, sepse me moslejimin e Kosovës, eshte thyer një nga kriteret bazë, ai
i dhënies së mundësisë për pjesëmarrje të secilit shtet, pavarësisht origjinës,
religjionit apo bindjeve politike.

Ky rast demotivon talentët e rinjë dhe
ndikon hapur në dekurajimin e talentëve, që të ushtrojnë sportin e bukur të
volejbollit.” – thuhet mes tjerash në letrën e Gjinovcit, dërguar CEV-it.

Duke iu falënderuar edhe Komitetit Olimpik
të Kosovës, kjo çështje ka arritur edhe në Komitetin Olimpik të BeH, i cili ka
patur çasje pozitive dhe përkundër kësaj, autoritetet në Brçko nuk kanë
siguruar të drejtën e hyrjes së ekipit tonë U21 te vajzat.

Është për keqardhje kur po jetojmë në vitin 2023, akoma politika triumfon mbi sportin”. /Gazeta Express/