Ardian Bujupi i jep fund beqarisë, kjo është bukuroshja që i vodhi zemrën

Ardian Bujupi i jep fund beqarisë, kjo është bukuroshja që i vodhi zemrën


Rozë


Gazeta Express

01/08/2023 12:28

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi mësohet se pak ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë romancën me një vajzë nga Kosova.

Celebrimi ka ndodhur në prani të rrethit të ngushtë familjar të çiftit dhe deri më tani ata kanë zgjdhur ta mbajnë të fshehtë këtë gjë, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Sipas disa burimeve për Prive bashkëshortja e Ardianit quhet Fjolla e cila prej vitesh së bashku e familjen jeton dhe punon në Gjermani, ndërsa dyshja tani ndodhen me pushime në jugun e Shqipëris dhe po shijojnë kohën së bashku.