Al-Ittihad zyrtarizon Fabinhon – Gazeta Express

Al-Ittihad zyrtarizon Fabinhon


Sport


Gazeta Express

31/07/2023 22:15

Fabinho i është bashkuar edhe zyrtarisht
klubit saudit, Al-Ittihad.

Klubi nga Arabia Saudite e prezantoi këtë
të hënë mesfushorin brazilian, shkruan Gazeta Express.

Fabinho ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Al-Ittihad ka paguar 40 milionë funte për
transferimin e tij nga Liverpooli.

29-vjeçari ishte pjesë e “Të Kuqve” nga
viti 2018.

Si profesionist, ai ka qenë pjesë edhe e
Monacos (Francë) dhe Rio Ave (Portugali). /Gazeta Express/