
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 30 July 2023
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të insistojë se fillimisht duhet të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe pastaj të shpallen zgjedhjet në veri. Sipas tyre, për të pasur barazi në dialog me Serbinë, duhet të hiqen masat e vëna padrejtësisht ndaj Kosovës dhe pastaj të niset me procedurat të tjera. Mirëpo, qasjen e tillë e kritikojnë në partinë më të madhe opoziare, PDK, ndërsa analistët politik kërkojnë një zgjidhje ku nuk lëndohet demokracia në veri por as dëmtohen raportet me aleatë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë për KosovaPress se procesi zgjedhor në veri duhet të jetë i lirë, fer dhe me qasje të të gjithëve.
Kritik ndaj këtyre qëndrimeve të pushtetit në raport me Bashkimin Evropian është anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti.
Ai thotë për KosovaPress se nuk mund të paragjykojnë secila do të jetë zgjidhja për dërgimin në zgjedhje të katër komunave në veri, por kryetarët nga radhët e PDK-së nuk do të jenë bllokues.
Në anën tjetër, analisti politik Visar Xani thotë se ekzekutivi duhet të gjejë një zgjidhje për shpalljen e zgjedhjeve në veri gjatë vjeshtës, qoftë me peticion apo dorëheqje të kryetarëve aktual.Kushtëzimin ndaj Bashkimt Evropian për shpallje të zgjedhjeve në veri e ka potencuar gjatë kësaj jave edhe kryeministri Albin Kurti.
Ndërkaq, në Bashkimin Evropian kanë kërkuar nga pala kosovare të ndërmarrë hapa për shpalljen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur në veri, por pa përmendur mundësitë e largimit të masave ndëshkuese.
-
MINT: Rritet numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi publik…
-
Kina dhe Franca zotohen për nxitjen e lidhjeve dhe bashkëpunimit
Kina ka shprehur gatishmërinë e saj për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve p…
-
MINT nuk po e thotë të vërtetën, Klan Kosova i ka ndërruar dokumentet menjëherë
Klan Kosova ka dalë me një reagim duke thënë se Ministria e Industrisë, Ndërm…
-
Deri në pesë orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Për të kaluar nga Serbia për në Kosovë, qytetarët janë duke pritur deri në pe…
-
Tahiri: Konfirmim që Qeveria Kurti ka humbur 2 vjet, pa asnjë sukses në zhvillim ekonomik
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik…
-
Mot me diell e vranësira për pesë ditët e javës së ardhshme
Për pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësi…
-
Hoxha për Klan Kosovën: Mbyllja arbitrare përbën një kërcënim të hapur për vlerat demokratike
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë ministrja e Ndërmarrësisë, Tregtisë…
-
“Mbyllja e Klan Kosovës akti më i gabuar i Qeverisë Kurti”
Refuzimi i ankesës së Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit …
-
Shtyhet vizita e delegacionit amerikan në Kosovë
Është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vizita e një delegacioni amerikan në …
-
Simiq: Pa i plotësuar kushtet tona, s’mund të flasim për zgjedhje të reja
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në një intervistë për Zërin e Amerikës…
-
Hoxha, PDK: Të vjedhësh bukën e qytetarëve, është hajni e paprecedent që ka instaluar qeveria e Albin Kurtit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë sot në konf…
-
Shefi i Zyrës së BE-së: Mirëpres gatishmërinë e Konjufcës për konsultim me Venecian
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se e mirëpret gatishmëri…