Besiktasi pritet të transferojë edhe Messias nga Milani, zbulohet oferta e parë
Besiktasi po planifikon të transferojë edhe Junior Messias nga Milani, teksa pritet vetëm edhe zyrtarizimi i transferimit të Ante Rebic.
Braziliani u ftua nga Stefano Pioli në turneun para-sezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk konsiderohet të jetë pjesë e planit të klubit, transmeton Gazeta Express.
Messias ka vetëm edhe një vit kontratë me Milanin, andaj largimi i tij këtë verë duket i pashmangshëm.
“Calciomercato” ka raportuar se Besiktas ia ka ofruar Milanit rreth 1 milion euro për 32-vjeçarin, nën çmimin e kërkuar prej 3 milion eurosh.
Megjithatë, klubi turk pritet të rrisë shifrat në një ofertë të re në ditët në vijim, për të finalizuar transferimin e sulmuesit nga Brazili.
Në sezonin e fundit, Messias shënoi gjashtë gola dhe dha dy asistime në 36 paraqitje gjithsej. /Gazeta Express/