Cavani arrin marrëveshje me klubin e njohur
Edinson Cavani do ta vazhdojë karrierën në Argjentinë.
Ai ka arritur tashmë marrëveshje verbale me klubin e njohur, Boca Juniors, transmeton Gazeta Express.
Sipas Fabrizio Romano, Cavani është pajtuar për një kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Uruguaiani te Boca Juniors do të kalojë si lojtar i lirë, pasi ai arriti marrëveshje me Valencian për shkëputje të kontratës.
36-vjeçari padyshim se ishte një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë.
Ai luajti me sukses në Evropë në klubet si Palermo, Napoli, Paris Saint-Germain e Manchester United. /Gazeta Express/