Barcelona triumfon bindshëm në miqësore ndaj Real Madridit
Barcelona ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:0 në ndeshjen miqësore ndaj Real Madridit.
Ishte kjo El Clasico e parë e sezonit, e cila i takoi katalonasve, ndonëse e karakterit miqësor, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhbllokua qysh në minutën e 15-të kur Dembele realizoi pas një aksioni model.
Vinicius Junior pati mundësinë të barazonte shifrat, por dështoi të shënonte nga penalltia.
E më pas gola nuk pati deri në minutën e 85-të kur Marin shënoi për 2:0.
E për epilogun prej 3:0 u përkujdes Ferran Torres që shënoi një gol të bukur në minutat shtesë.