Punët vaj të qeverisë
Në situatën kur dyshohet se
shteti ka paguar qindra mijëra euro vaj për rezervat shtetërore, sipas
përgjimit të publikuar në Naconale, do të duhej alarmuar strukturat shtetërore
dhe ato të drejtësisë. Është skandaloze heshtja e pushtetit dhe mungesa e dhënies
së përgjegjësisë politike.
Imer Mushkolaj
Deputetët
e Kuvendit të mospunës e dhunës fizike nisën pushimet të premten, duke dështuar
turpshëm që të sigurojnë kuroum për seancën e fundit të sesionit pranveror.
Opozita akuzoi pushtetin se mbledhjen e dështoi me qëllim, vetëm që të mos
krijohet mundësia që të diskutohen skandalet qeveritare.
Të
zgjedhurit e popullit, me paga marr
amendëse
krahasuar me pjesën më të madhe të qytetarëve që i përfaqësojnë, më shumë kanë ofruar
sepktakël sesa punë muajve të fundit. Ligje të rëndësishme nuk janë miratuar –
herë shkaku i mungesës së kuorumit, e herë për shkak të bojokotit nga oipozita.
Sidoqoftë, tash deputetët do të pushojnë deri dikur në shtator, ndonëse debatet
për qeverinë dhe rreth qeverisë nuk do të ndalen.
Në
një përgjim të publikuar nga Gazeta Naconale publiku pati rastin të dëgjojë
sesi shteti, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka paguar qindra
mijëra euro vaj për rezervat shtetërore, por malli nuk ka mbërritur. Këto
pretendime do të duhej të ngrinin në këmbë strukturat shtetërore dhe ato të
drejtësisë, për të parë se çfarë ka ndodhur me këtë porosi. Zyrtarët qeveritarë
do të duhej të jepnin sqarimet e nevojshme, e jo të shtiren sikur s’ka ndodhur
gjë. Do të duhej të gjendeshin e ndëshkoheshin personat përgjegjës, ndërkaq
përgjegjësi do të duhej dhënë edhe politikisht.
Por,
kjo po del të jetë e paimagjinueshme të ndodh në këtë qeveri. Vazhdimisht ka
pasur përpjekje që pretendimet për keqpërdorime si këto të heshten e të mos
diskutohen në publik.
Raportimeve
mediale për keqpërdorime e korrupsion, njerëzit e pushtetit janë përpjekur t’iu
përgjigjen me sulme e linçime. Nuk kanë munguar as krahasimet me pushtetet e
kaluara, por përgjegjësi politike nuk ka dhënë kush.
Pushteti
ka zgjedhur që t’i baltos e sulmojë të gjithë kritikët, duke i demonizuar e
pretenduar për lidhje të tyre të dyshimta. Një qeveri e përgjegjshme nuk do të
duhej vepruar kështu. Transparenca, llogaridhënia e përgjegjshmëria kanë qenë
premtime të tyre dikur.
*
* *
Nuk
është hera e parë që vaji, si produkt ushqimor, lidhet me punën e kësaj
qeverie. Para sa muajsh një zëvendësministër i Drejtësisë kishte deklaruar se
shpejtësia me të cilën kryhen punët në ministri mund të krahasohet me nivelin e
shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi.
Deklarata
u bë virale, duke shkaktuar të qeshura e humor. Por pretendimet për skandalin e
fundit janë serioze. Siç janë serioze edhe pretendimet për aktivitetet e dyshimta
të ambasadorit Martin Berishaj.
Berishaj
nuk është shkarkuar, përkundër kërkesave nga opozita dhe shoqëria civile.
Gjasat janë asfare që nga posti të largohet edhe ministrja e Tregtisë dhe
Industrisë – një ministre kontraverse dhe e paaftë për postin që mban, e cila është
dashur qysh moti të skojë në shtëpi.
Zyrtarë
të Vetëvendosjes dhe përkrahës të partisë me siguri do të vazhdojnë të thonë se
pretendimet për keqpërdorime dhe korrupsion janë përpjekje për të minuar “punën
e mirë të qeverisë”. Pra, në vend që të japin përgjegjësi, ata përpiqen të
gjejnë armiq – veçanërisht në mesin e gazetarëve dhe opinionistëve.
Më
shumë se dy vjet në pushtet, qeverisë së Albin Kurtit nuk po i shkojnë punët
vaj. Punët nuk po kryhen me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në
tepsi, përkundrazi.
Më
shumë se dy vjet në pushtet, zyrtarë të Vetëvendosjes ende vazhdojnë të gjejnë
“fajtorin kujdestar” te qeveritë e kaluara, ndërkohë që dikur thoshin se po
vijnë në pushtet që të punojnë fort dhe t’i përmirësojnë gabimet e “regjimit të
vjetër”.
Nuk
është zgjidhje që njerëzit e pushtetit ta fusin kokën në zall, si struci dhe të
mos merren me pretendimet për keqpërdorime buxheti e korrupsion. Nuk është
zgjidhje që në vend të dhënies së përgjegjësisë, të zgjedhin sulmet ndaj të
gjithë atyre që nuk mendojnë si ata.
Është
koha e fundit që Albin Kurti t’i adresojë seriozisht pretendimet për
keqpërdorime e korrupsion, duke bashkëpunuar me organet përkatëse dhe duke
dhënë përgjegjësi politike. Ndryshe, tingëllojnë përralla për fëmijë deklaratat
për qeveri të pakorruptuar e transparente.