NBA e legalizon marijuanën, Durant: E pi si gjithë të tjerët!
NBA “legalizon” marijuanën, duke e hequr nga lista e substancave të ndaluara për lojtarët e saj.
Vendimi i marrë që në prill është ratifikuar këtë korrik.
Nuk do të ketë më kontrolle, gjoba apo
pezullime për lojtarët që e përdorin.
Në një ligë me lojtarë si asnjë tjetër në
botë, në të cilën kanë pushtet të jashtëzakonshëm në krahasim me kampionatet e
tjera nuk surprizon fakti që ka qenë pikërisht një kampion ai që bindi komisionerin
Silver të ndërmarrë këtë hap, përcjell Super Sport.
Ai që surprizon është emri i lojtarit,
ndoshta nuk do ta besoni por bëhet fjalë për Kevin Durant. Është transformuar
papritur në një avokat për çështjen duke thënë edhe fjalën e fundit, si dhe
verdiktin në favorin e tij.
Durant nuk bën lojëra fjalësh dhe tregon
se e ka patur të lehtë të bindë drejtuesit, pasi kishte shijuar cilësinë e
marijuanës si konsumator teksa u shpreh për rrjetin CNBC në Los Angeles.
“Nuk është se isha pionieri i kësaj
fushate, edhe pse më pëlqen bima, gjithçka këtu”.