Bastisje në Gjorçe Petrov, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (28.07.2023) në ora 06:30, zyrtarët policorë të Njësisë për tregti ilegale në SPB Shkup e kanë arrestuar personin R.B.(41) nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen e Gjorçe Petrovit, i kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe dy peshore dixhitale.

Personi në fjalë është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës.