Renato Sanches, afër kalimit te Roma
Renato Sanches raportohet se do t’i
bashkohet Romës.
Sipas “L’Equipe”, mesfushori portugez
është afër huazimit për një sezon te klubi nga “Olympico”, transmeton Gazeta
Express.
Bisedimet thuhet se janë intensifikuar mes
Romës, Paris Saint-Germainit dhe lojtarit.
Klubi nga kryeqyteti francez besohet se dëshiron
që në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes.
Sanches është një nga lojtarët që Jose
Mourinho dëshiron ta ketë në skuadër.
Reprezentuesi i Portugalisë u transferua
verën e kaluar nga Lille në “Parc des Princes” për shifrën totale 18 milionë
euro.
Sezoni debutues i Sanchesit te Paris
Saint-Germaini nuk ishte aspak i mirë. Ai u përball edhe me lëndime të
shpeshta.
25-vjeçari regjistroi 27 paraqitje me
parisienët, teksa kontribuoi me vetëm dy gola.
Ai nënshkroi kontratë të vlefshme deri në
verën e vitit 2027. /Gazeta Express/