Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë përkujtimore për veprimtarin dhe intelektualin, Adem Demaçi.
Në pesëalvjetorin e vdekjes së tij, Kurti ka theksuar se figura e Adem Demaçit duhet kujtuar gjithmonë.
“Sa herë më vjen rasti të flas apo të shkruaj për bacën Adem, përballem me vështirësinë e orientimit me botën aq të madhe që e ka ndërtuar me vepra, e që e ka lënë pas veprimtarinë e tij. Ishte busulla e lirisë për shqiptarët”, tha Kurti.
Kryetari i Shoqatës së të ish- burgosurve politikë, Shefki Sadiku derisa ka kujtuar veprimtarinë e tij, shtoi se kërkesa e tij ishte që bashkimi për idealin e popullit dhe jo për vetveten.
“Në mesin tonë kemi ish të burgosur politik të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Adem Demacit që në vitet e 60-ta, por më të moshuarit nuk i kemi të pranishëm, megjithatë, kemi të burgosur politik të gjallë sot. Adem Demaçi ishte nxitësi dhe mësuesi i gjeneratave të tashme të cilët do të bashkëpunojnë me kalimin e kohës. Kërkesë e Demaçit ishte të bashkohemi për idealin e popullin dhe jo për vetveten”, tha Sadiku.
Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, duke shtuar se po mbahen padrejtësisht.
Ndërsa, vajza e Adem Demaçit, Abetarja, tha se sakrifica e atyre që dhanë për liri duhet kujtuar gjithmonë nga secili brez.
“Të gjithë ata që e vlerësojnë Adem Demaçi si duhet të fitohet liria, do të jenë në gjendje ta shohin dritën në fund të tunelit sepse ata po vlerësojnë sakrificën e popullit. Andaj, kjo duhet të ju përcillet gjeneratave të reja, që ata ta njohin historinë.
Gjithashtu, përmes poezive e veprave letrare u kujtua veprimtaria e intelektualit, Adem Demaçi.
-
Ish-reporteri norvegjez tregon pse refuzoi të dëshmojë në Gjykatën Speciale
Ish-reporteri i luftës, Paul Refsdal, ka rrëfyer për xhirimet që ka bërë gjat…
-
Reporteri Paul Refsdal tregon se si xhiroi pamjet ekskluzive të luftës në Kosovë
Ish-reporteri i luftës, Paul Refsdal, ka rrëfyer ekskluzivisht në Klan Kosova…
-
NATO rrit mbikëqyrjen e Detit të Zi, kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja e grurit
Të mërkurën, NATO njoftoi se ka marrë vendim që të rrisë mbikëqyrjen e rajoni…
-
Kampi “Belvedere” merr zyrtarisht emrin “Enver Zymeri”, Kurti e zbuloi pllakën bashkë me djalin e heroit
Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nga sot e ka marrë emrin e h…
-
Rafuna: Më 2023 ka stagnim të inflacionit, por pasojat do të vazhdojnë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, bëri të ditur që në këtë…
-
Ish-reporteri i luftës: Skeleti i foshnjës tremuajshe ishte pamja më e tmerrshme që pashë në Kosovë
Ish-reporteri i luftës, Paul Refsdal, ka rrëfyer se si ka xhiruar pamje gjatë…
-
Vdes një e moshuar në plazhin e Qeparos
Një 69-vjeçare ka vdekur sot në mesditë në bregdetin shqiptar.
Teksa është… -
Kurti mirëpriti në takim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëprit sot në zyrën e tij, Kryetarin e…
-
Ferizaj, një person po kërkohet për dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje
Një person është në kërkim policor në Ferizaj. Sipas Policisë, ai po kërkohet…
-
Çfarë dihet për donacionet në Fondin e Sigurisë?
Ka më shumë se një vit që është themeluar, por se sa është vlera e Fondit të …
-
VV-ja takon mërgimtarët në Kuvend: Mërgata është zemra dhe shpirti i këtij vendi, është motori i ekonomisë dhe demokracisë tonë
Lëvizja Vetëvendosje ka takuar sot diasporën që po qëndron në Kosovë, e disa …
-
Abbot: Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit të tyre janë të papranueshme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka dënuar kërcënimet nd…