Maldini merr oferta nga PSG dhe Federata e Italisë
Italia dhe Paris Saint-Germaini raportohet
se i kanë ofruar një rol legjendës, Paolo Maldini, i cili u largua nga Milani këtë
verë.
Ish-mbrojtësi po pret të fillojë një
kapitull të ri në karrierë pas ndarjes me “Rossonerët”. Pronari i klubit, Gerry
Cardinale, praktikisht e shkarkoi atë pas ndeshjes së fundit të sezonit të
kaluar kundër Hellas Veronas, transmeton Gazeta Express.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se
Federata italiane (FIGC) dhe PSG-ja i kanë ofruar tashmë një punë Maldinit.
Ende nuk dihet roli që i është ofruar atij
nga FIGC, por besohet se oferta ekziston.
Kurse, sa i përket kampionëve francezë,
ata thuhet se i kanë ofruar Maldinit pozitën e drejtorit në klub.
55-vjeçari aktualisht është në pushime dhe ende nuk ka
marrë një vendim për të ardhmen e tij. /Gazeta Express/