
Autori: Gazeta inFokus
23:22 | 23 July 2023
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pastër, çlirimtare dhe antikoloniale”, ishte përgjigja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur është pyetur nga gazeta kroate “Veçernji List”, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Kurti tha se beson në pafajësinë e tyre, duke treguar se çfarë ka bërë shteti i Kosovës për të akuzuarit.
Kreu i ekzekutivit tha se si shtet kanë paguar mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre.
Pos kësaj, Kurti shton se drejtësia ndërkombëtare nuk ka përfunduar akoma puna për sa i përket drejtësisë në ish-Jugosllavinë.
”Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti.
Gjykata Speciale po gjykon për “krime lufte” ish-krerët e UÇK-së. Ndërkaq kjo gjykatë ishte themeluar me aprovimin e Kuvendit të Kosovës
-
Lukashenka i thotë Putinit se mercenarët e Wagner-it duan të futen në Poloni
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës “k…
-
Ramë Lahaj&Friends, Ramush Haradinaj e ndjek koncertin me Ambasadorin Hovenier
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ndjek…
-
Pyetet për Asociacionin, Kurti citon qëndrimin amerikan: Duhet të jetë koordinim i komptencave që i kanë komunat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur edhe nga gazeta kroate “Veç…
-
Zgjedhjet në Spanjë, konservatorët para socialistëve kur janë numëruar 85% e votave
Me 85 për qind të votave të numëruara në Spanjë, Partia Popullore konservator…
-
I zë rryma burrë e grua në Vlorë, vdesin të dy
Kanë vdekur nga korenti burrë e grua në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin …
-
Mitrovica i bënë pritje madhështore Kampionit
Meçi i madh i 5 gushtit po afron dhe Robin Krasniqi po merr mbështetje nga çd…
-
Intervista e plotë e Kurtit në gazetën kroate: Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast në kalin e gabuar në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për median kroat…
-
Istogu nderon Shaban Manajn në 23-vjetorin e vrasjes, fotografia e tij krahas asaj të Rugovës
Komuna e Istogut ka nderuar ish-kryetarin e LDK-së në Istog, e veprimtarin e …
-
Bedri Hamza ujit kopshtin në terasën e banesës, por mërgimtari e ka një kritikë për të
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ditën e sotme është parë teksa përkujdeset…
-
Vritet një shqiptar në Itali, plagosen dy të tjerë
Një sherr masiv në Itali i ka marrë jetën një shqiptari, ndërsa dy të tjerë j…
-
SHBA i dorëzon Serbisë 66 automjete Humvee
Ushtria e Serbisë i ka pranuar 66 automjete të blinduara të lehta Humvee (HMM…
-
Kryeministrja italiane: Rrjedhat e emigrantëve dëmtojnë të gjitha shtetet
Rrjedhat ilegale të emigrantëve po i dëmtojnë të gjitha shtetet përgjatë Mesd…