Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në Ishullin Rodos të Greqisë, pasi ishulli është kapluar nga zjarret.
Anijet private dhe ato të marinës greke i janë bashkuar rojeve bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet e ishullit.
Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operojnë në zonë, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri.
Një pushuese britanike tha se ishte evakuuar nga hoteli ku po qëndronte me motrën dhe vajzën e saj, por tani ishte ngecur në një plazh me qindra të tjerë në vapën e madhe.
“Këtu ka vetëm një kasolle të vogël dhe ka shumë njerëz. Ka fëmijë, është mesi i ditës, ne kemi ngecur këtu pa asnjë ndihmë, është e neveritshme”, tha Becky Mulligan, sipas BBC.

Ndërsa, Greqisë po i dalin në ndihmë edhe zjarrfikësit nga Sllovakia e Turqia.
Athina i ka kërkuar ndihmë Ankarasë për shuarjen e zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë vendin tashmë prej ditësh.
Thirrjes për ndihmë Ankaraja i është përgjigjur me dy avionë ushtarakë dhe një helikopter. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri grek Kiriakos Mistoqis, shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar.

“Situata në Rodos është serioze dhe jashtëzakonisht e vështirë. Për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të shpejtë të drejtimit të zjarrit, zjarrfikësit u detyruan të tërhiqeshin dhe të lëviznin”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Sllovak të Zjarrfikësve.
Greqia po përballet me nxehtësi të mëtejshme intensive këtë fundjavë, me meteorologët që paralajmërojnë se temperaturat mund të rriten deri në 45 gradë Celsius.

-
Nesër pasdite destabilizim edhe në Kosovë, lokalisht mund të ketë shtrëngata kalimtare me breshër
Më në fund nja “copëz” e ajrit jo-stabil nga vendet fqinje mund të depërtojë …
-
Ligjet e Qeverisë Kurti po përfundojnë në Kushtetuese, Miftaraj: Mungesë e ekspertizës në hartim
Pesë ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës janë duke u shqyrtuar aktualish…
-
Këto fshatra të Prizrenit do të kenë reduktime uji çdo natë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se do të ketë redukti…
-
Maliqi flet për mungesë investimesh në kryeqytet: Autostradat do të shërbejnë për të ikur nga Prishtina
Analisti politik, Agon Maliqi, ka folur për investimet infrastrukturore në Pr…
-
Vdes një i burgosur nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka njo…
-
Kongresisti amerikan: Të themelohet Asociacioni, të ndalet dhuna në Veri
Kongresisti demokrat, Bill Keating, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të K…
-
Inxhinierët kinezë shpërthejnë një gropë super të thellë që do të gërmojë në koren e Tokës
Inxhinierët kinezë zbuluan të enjten një pus të ri super të thellë që do të g…
-
Rritet frika globale e ushqimit pasi India ndalon disa eksporte të orizit
India e ka ndaluar eksportin e orizit të bardhë për t’i ulur çmimet në vend, …
-
Hoxhaj: 13 vjetori i GJND na gjen me politikë të jashtme të zhbërë dhe partneritet të çmontuar me SHBA dhe BE
Ish-kryediplomati kosovar dhe deputeti i Partisë Demokraitke të Kosovës, Enve…
-
Mbi 115 mijë vlera e kompensimit të të dëmtuarve që u dënuan apo burgosën pa arsye
Në gjashtëmujorin e parë të vitit është tejkaluar shifra prej 115 mijë euro p…
-
Kaçanikasi lëndohet rëndë duke punuar në pyll, dërgohet me urgjencë në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kaçanik, ku një person ka…
-
Normalizimi Kosovë-Serbi, larg – emisarët s’po merren me zgjidhjen, por me shtensionim’
Përshkallëzimi i përsëritur në veri të Kosovës po e shtyn Bashkimin Evropian …