Samuel Umtiti nënshkruan me Lille

Samuel Umtiti nënshkruan me Lille


Sport


Gazeta Express

22/07/2023 11:31

Samuel Umtiti është rikthyer në Ligue 1, duke iu bashkuar Lille.

Ish-mbrojtësi i Lyonit me “Les Dogues” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2025, shkruan Gazeta Express.

29-vjeçari ishte i huazuar në sezonin e fundit nga Barcelona te Lecce.

Pas përfundimit të sezonit dhe marrëveshjes së huazimit, ai u rikthye te Barça, për të shkëputur kontratën me një marrëveshje të dyanshme.

Samuel Umtiti te Lille do të ketë numrin 14 në fanellë. /Gazeta Express/