
Autori: Gazeta inFokus
21:33 | 22 July 2023
Analisti politik, Agon Maliqi, ka folur për investimet infrastrukturore në Prishtinë. Ai ka kritikuar qeveritë e kaluara por edhe Qeverinë Kurti për shpërfilljen që ia kanë bërë e po ia bëjnë Prishtinës.
Maliqi ka shkruar se Prishtinës nuk i kthehet as për së afërmi me buxhet dhe projekte të nivelit qendror, kontributi që jep Prishtina me taksa.
Ai thotë se Prishtinës i duhen miliona investime në infrastrukturë dhe shton se autostradat që po ndërtohen, do të shërbejnë për ikje nga kryeqyteti në fundjavë.
Shkrimi i plotë:
Nëse flasim me logjikën “qe 20 vjet”, një aspekt ku kjo ankesë vlen është në shpërfilljen e vazhdueshme që qeveritë qëndrore (përfshirë kjo e sotmja) ia kanë bërë Prishtinës. Në kryeqytet ndoshta të ardhurat e banorëve janë më të mëdha dhe dikush mund të thotë se Prishtina s’ka pse me u anku, apo se në vitet e mëparshme ka pasur nevojë të kompensohen rajone të tjera. Por kontributi të cilin Prishtina e jep me taksa dhe barra të cilën e bart infrastruktura e Prishtinës si kryeqendër e shërbimeve për krejt Kosovën, nuk i kthehet as për së afërmi me buxhet dhe me projekte të nivelit qëndror. Ndërkohë katrahura e infrastrukturës po rritet dhe Prishtina nevojat nuk i mbulon dot kurrë me buxhet komunal. Prishtinës i duhen disa qindra milionë investime për unazën e qytetit, transport publik, hapësira publike, parqe, rigjenerim urban të lagjeve, etj. Përndryshe krejt këto autostrada që po ndërtohen kanë me shërby më shumë që njerëzit me u largu më lehtë prej Prishtinës për fundjava sesa me ardh në një qytet të pajetueshëm.
-
Ishulli grek “pushtohet” nga flakët, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e hotelet
Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në Ishullin Rodos të Gre…
-
Vdes një i burgosur nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka njo…
-
Kongresisti amerikan: Të themelohet Asociacioni, të ndalet dhuna në Veri
Kongresisti demokrat, Bill Keating, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të K…
-
Inxhinierët kinezë shpërthejnë një gropë super të thellë që do të gërmojë në koren e Tokës
Inxhinierët kinezë zbuluan të enjten një pus të ri super të thellë që do të g…
-
Rritet frika globale e ushqimit pasi India ndalon disa eksporte të orizit
India e ka ndaluar eksportin e orizit të bardhë për t’i ulur çmimet në vend, …
-
Hoxhaj: 13 vjetori i GJND na gjen me politikë të jashtme të zhbërë dhe partneritet të çmontuar me SHBA dhe BE
Ish-kryediplomati kosovar dhe deputeti i Partisë Demokraitke të Kosovës, Enve…
-
Mbi 115 mijë vlera e kompensimit të të dëmtuarve që u dënuan apo burgosën pa arsye
Në gjashtëmujorin e parë të vitit është tejkaluar shifra prej 115 mijë euro p…
-
Kaçanikasi lëndohet rëndë duke punuar në pyll, dërgohet me urgjencë në QKUK
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kaçanik, ku një person ka…
-
Normalizimi Kosovë-Serbi, larg – emisarët s’po merren me zgjidhjen, por me shtensionim’
Përshkallëzimi i përsëritur në veri të Kosovës po e shtyn Bashkimin Evropian …
-
Prizren/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin
Një trup i pajetë është gjetur sot në lumin Drini në fshatin Krajk të Prizren…
-
Marrëdhënia Rama-Kurti e tensionuar, Meta: Drafti i Ramës për asociacionin, provokim për Kosovën
Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka komentuar sot situatën e ndodhur në V…
-
Çfarë diskutuan e çfarë iu kërkoi, Lajçak përmbledh takimet me Kurtin, kryenegociatorët e Vuçiqin
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka p…