Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka pasur, me kryeminsitrin Albin Kurti në Greqi, kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq dhe gjithashtu edhe me presidentin e Serbisë, Aleksnader Vucic, shkruan Express.
Lajcak ka thënë se në margjinat e simpoziumit SYMI ka pasur një takim të vlefshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se kanë pasur një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri dhe për rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputjje me deklaratën e 27 shteteve të BE-së të bërë më 3 qershor dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.
Tutje emisari sllovak ka shkruar për takimin në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë. Ai ka thënë se me zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi dhe me Petar Petkoviq kanë diskutuar për një listë gjithpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri të Kosovës.
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajcak, raproton Express.
Ndër tjerash, Lajcak ka përmendur edhe takimin që ka pasur në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Lajcak ka thënë se me Vucic kanë rëndë dakord për rëndësinë që në mënyrë urgjente të ndërmerren hapa për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejt në normalizimin e raporteve
“U takova edhe mePresidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili po atë ditë vizitoi Brukselin. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka potencuar Lajcak./Express/
-
Krasniqi: Shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), Memli Krasniqi në 13 vjet…
-
Kurti: GJND i dha vulë asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 22 korrikun e 2010-ës kur Gjykata Ndërkom…
-
“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë”, ujësjellësi zbulon 10 kyçje ilegale
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ka zbuluar sot dhjetë kyçje il…
-
Klinaku në Hagë: Prapa këtyre dyerve duhej të ishin pushtuesit serb
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka q…
-
Rrënohen disa shtëpiza në Prishtinë, tregu i gjelbër do të vendoset përkohësisht
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka filluar sot me rrënimin …
-
Janjiq për dialogun: Do të ketë ndryshime, në fund vjen konferenca ndërkombëtare
Analisti serb, Dushan Janjiq, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhën…
-
Tregu i Gjelbër i përkohshëm në Prishtinë, nis rrënimi i shtëpizave
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka nisur …
-
Orban kundër federalizmit dhe “ofensivës LGBTQ” të BE-së
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të shtunën ka sulmuar Bashkimin Evrop…
-
Stoltenberg flet me Zelenskyn: Ukraina më afër NATO-s se kurrë më parë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë …
-
Polonia i reagon Rusisë pas komenteve “provokuese” të Putinit
Ministria e Jashtme e Polonisë të shtunën e ka thirrur në bisedë “urgjente” a…
-
Kolona afër 4 orë te Dheu i Bardhë
Numri i madh i bashkatdhetarëve që kanë mësyrë Kosovës, ka bërë që kolonat në…
-
Zelensky telefonon Erdogan, flasin për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit
Në një bisedë telefonike me homologun turk Erdogan, presidenti ukrainas Zelen…