Arsyet pse qeni juaj e anon kokën anash

Arsyet pse qeni juaj e anon kokën anash


Fun


Gazeta Express

21/07/2023 22:42

Një qen i vogël i ulur pas derës duke e
përkulur kokën anash, fillimisht në njërën anë, pastaj në anën tjetër. Veshët e
tij ngrihen lart, vështrimi i tij shpreh çudi, dhe ju mund të pyesni veten se
çfarë po ndodh në kokën e qenit tuaj në atë moment.

Fillimisht, qentë anojnë kokën anash për të
dëgjuar më mirë. Dihet përgjithësisht se dëgjimi i qenit është veçanërisht i
ndjeshëm dhe “merr” frekuenca të larta. Qentë mund të tundin veshët për të
trajtuar më mirë tingullin, dhe në varësi të formës së veshit ata madje mund të
“rrisin volumin”.

Megjithatë, në disa qen me flokë të gjatë ose
në racat e qenve me veshë të gjatë, kanali i veshit mund të pengohet pak, duke
e bërë të vështirë për ta, gjetjen e drejtimit nga vjen zëri.

Duke lëvizur kokën përpara dhe mbrapa, qeni
mund ta kanalizojë tingullin në mënyrë më efektive dhe të gjejë burimin e tij.

Qeni juaj ka të ngjarë të anojë kokën kur
dëgjon tinguj në shtëpi që i ka shoqëruar me përvoja pozitive, p.sh. zhurma e
hapjes së qeses me ushqim për qentë, zhurma e makinës së një personi të dashur
që vjen në shtëpi, ose fjalë që ai i ka lidhur me ndonjë kuptim pozitiv, p.sh.
“shëtitje” ose “ushqim”.

Gjithashtu, qeni juaj mund të anojë kokën për
të dëgjuar më mirë tingujt nga lagjja, p.sh. tingujt e shpendëve ose maceve.