
Autori: Gazeta inFokus
17:08 | 21 July 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Piken Statike tek ura e Bistricës në Zveçan, në orën 02:00 ka ndaluar dy automjete me targa vendore.
Sipas njoftimit, këto automjete drejtoheshin nga: A.S., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe G.Sh., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar).
Policia gjatë kontrollit të automjeteve, thuhet se ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit (emigrantë), të cilët po shfrytëzonin Kosovën si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore.
“Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Kontrabanda me emigrantë’. Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”, thuhet në komunikatën për media.
Me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
-
Evropa arrin pikun e të nxehtit! Në Itali temperaturat deri në 48 gradë celsius
Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe g…
-
Shkatërruesi amerikan i raketave USS Ramage arrin në Shqipëri
Durrësi i Shqipërisë ka qenë pikëndalesa e USS Ramage, shkatërruesit të raket…
-
Osmani: Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim togerin Ylli Dalladak…
-
Mbrojtja e tokës bujqësore, jetike për plotësimin e nevojave të popullsisë
Mbrojtjes së tokës bujqësore dhe ngritjes së cilësisë së saj, për të zgjeruar…
-
Kurti bashkëbisedoi me pronarë të bizneseve nga sektori i plastikës për identifikimin e profileve të nevojshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot përfaqësues nga sektori i …
-
Avokati Berisha kërkon kthimin e telefonit dhe fton prokurorinë ta ekzaminojë në prani të mediave
Avokati Besnik Berisha, pas dy kërkesave me të cilat iu është drejtuar UD. Kr…
-
ATK-ja shqipton 209 gjoba për sektorin e gastronomisë, në vlerë mbi 48 mijë euro
Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se ka vazhduar me kontrollimin e…
-
Pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet në bregdetin e Shëngjinit
Pas raportimit për helmim të disa pushuesve nga Kosova në një hotel të Shëngj…
-
Pellumb Bajqinovci, kryesues i ri i Kuvendit Komunal në Prishtinë
Pellumb Bajqinovci është votuar si kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë. …
-
Avdyli: Sipas logjikës së opozitës për çdo vendim duhet të pyetet Gjykata Kushtetuese, ndërsa Parlamentit me ia vendos drynin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reag…
-
Rrotullohet një automjet i FSK-së në Gjakovë, lëndohet shoferi
Një automjet i Forcës Sigurisë së Kosovës është vet-aksidentuar sot gjatë dit…
-
Ekuipazhi i “Shenzhou-16” përfundon ecjen e parë në hapësirë
Anëtarët e ekuipazhit të “Shenzhou-16” kryen ecjen e parë në hapësirë të enjt…