Szunyogut i zgjatet mandati si shef i BE-së në Kosovë edhe për një vit



Autori: Gazeta inFokus


14:33 | 20 July 2023

Këshilli Evropian ka njoftuar të enjten se ia ka zgjatur mandatin edhe për një vit shefit të Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog.

Mandati i ri i Szunyogut do të përfundojë më 31 gusht 2024.

Szunyog u emërua përfaqësues special për Kosovën më 1 shtator 2020. Mandati i tij përfshin detyrën e ofrimit të këshillave dhe mbështetjes së BE-së në procesin politik dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të bllokut në Kosovë.