Neymar: Messi dhe familja e tij s’ishin të lumtur në Paris, e bëri zgjedhjen e duhur
Lionel Messi nuk ishte i lumtur në Paris,
ashtu siç nuk ishte as familja e tij, gjatë dy vjetësh qëndrimi në Francë.
Për këtë siguron braziliani Neymar, i cili
thotë se e dinte më herët që ylli argjentinas do të largohej nga Paris Saint-Germaini.
“E kam pyetur. Në javët e fundit kisha
dyshime dhe ai ma konfirmoi. Messi ka fituar gjithçka, por familja e tij nuk
kaloi mirë në dy vjetët e fundit në Paris. E kuptoj, tash ka shkuar në një vend
ku do të pritet mirë. Do ta jetojë një jetë komplet ndryshe dhe familja e tij
do të ndihet mjaft mirë në Miami. Ishte një zgjedhje e mirë. I kemi kaluar dy
vjet të vështirë së bashku”, u shpreh ylli brazilian në intervistën e lëshuar në
‘streamer’ brazilian Casimiro, përcjell “Gazeta Express”.
Ai foli për eksperiencën në PSG, i cili nuk
ia arriti ende ta fitojë Ligën e Kampionëve.
“E kishim një skuadër të fortë, Messi,
Mbappe dhe unë jemi më të mirët në botë, këtë e dimë, por nuk ia dolëm. Dëshironim
të fitonim gjithçka, por futbolli nuk është si një recetë e tortës”, vazhdoi
ai.
Sa i përket së ardhmes, Neymar thotë se
shpreson të qëndrojë në Paris, por që në fund nuk është gjithçka në dorën e tij
të vendos. /Gazeta Express/