Van der Sar jep një përditësim pozitiv pas qëndrimit në kujdesin intensiv

Van der Sar jep një përditësim pozitiv pas qëndrimit në kujdesin intensiv


Sport


Gazeta Express

18/07/2023 23:50

Edwin van der Sar ka konfirmuar se nuk
është më në repartin e kujdesit intensiv pasi pësoi një hemorragji në tru javën
e kaluar.

Legjenda holandeze u dërgua me urgjencë në
një spitali në Kroaci, ku kishte qenë me pushime me familjen e tij, me një
diagnozë që konfirmonte se kishte pësuar një hemorragji cerebrale, transmeton
Gazeta Express.

Klubi i Ajaxit njoftoi të shtunën se ish-portieri
ishte transferuar në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Holandë, ku
u raportua se ai ishte në një gjendje më të mirë

Në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”
këtë të martë, Edwin van der Sar tha se shpreson të kthehet në shtëpi javën e
ardhshme.

Krahas një fotografie me gruan e tij Annemarie, 52-vjeçari shkroi në “Së pari, duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e shkëlqyera dhe mbështetëse. Jam i lumtur të ndaj që nuk jam më në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithatë, unë jam ende në spital. Shpresoj të shkoj në shtëpi javën tjetër dhe të bëj hapin tjetër në rimëkëmbjen time!”.

/Gazeta Express/