
Autori: Gazeta inFokus
17:49 | 19 July 2023
Shefi i zyres në Kosovë të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, i ka dërguar një letër kryekuvendarit Glauk Konjufca për draft-ligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Draft-ligji për KPK-në ishte rrëzuar më herët nga ana e Gjykatës Kushtetuese, megjithëse ishte konsultuar dy herë Komisioni i Venedikut.
Sidoqoftë, edhe me draft-ligjin e ri për KPK-në duket se ka probleme të reja.
Shefi i Zyres së BE-së për Kosovë, Tomas Szunyog, i ka kërkuar kryekuvendarit Glauk Konjufca që përsëri ta dërgojë draft-ligjin e ri për konsultim në Komisionin e Venedikut.
“Marrë parasysh rëndësinë e kësaj iniciative dhe faktit që draft-ligji përfshin dispozita të reja që më parë nuk janë vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, unë iu inkurajoj fuqishëm që të (ri) konsultoni Komisionin e Venedikut dhe të siguroheni që rekomandimet e tij janë inkorporuar siç duhet në draft-ligjin e finalizuar”, shkruan në këtë letër Szunyog.
Ai ka shprehur gatishmërinë që edhe zyra e BE-së të ndihmojë me komente dhe asistentë teknike Kuvendin e Kosovës.
Në lidhje me këtë draft-ligj të ri ka pasur një reagim edhe nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës i cili shprehte pakënaqësi.
-
Arrestohet 25-vjeçari në Gjakovë, i konfiskohet një AK47 dhe 60 fishekë
Një person është arrestuar sot në Gjakovë pasi dyshohet për shkaktim të rrezi…
-
Mehaj: FSK do ketë stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me projektligjin e miratuar n…
-
Kusari dhe Rexha në Ambasadën Amerikane, diskutojnë për sfidat e mediave dhe gazetarëve në Kosovë
Juristja e mediave Flutura Kusari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve X…
-
Kievi thotë se 60.000 tonë të drithërave iu shkatërruan nga sulmet në Odesa
Kievi ka thënë të mërkurën se Rusia ia ka shkatërruar 60.000 tonë të drithëra…
-
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
20.07.2023
Punime të domosd… -
Borxh 1.900 euro, qytetari e kishte fshehur ujëmatësin në një pusetë që e kishte mbuluar me kubëza betoni
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” në një postim në Facebook ka bër…
-
Nagip Krasniqit i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale t…
-
Pajaziti: S’do të përdorim dhunë për të rrëzuar Kurtin
Partia Demokratike e Kosovës insiston në mbajtjen e zgjedhje të reja të parak…
-
Arrijnë edhe dy gazetare ukrainase në Kosovë
Edhe dy gazetare ukrainase kanë arritur në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga As… -
Lladrovci takohet me Van Damme, së bashku e bëjnë shqiponjën me duar
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar aktorin e njohur, V…
-
Anëtarësimi i Komunës së Mitrovicës Veriore në AKK, Ibrahimi: Kemi pranuar kërkesën, organet do të ndërmarrin veprimet e domosdoshme
Pas nënshkrimit të kërkesës nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (…
-
Përfundojnë takimet në Bruksel – Bislimi e Petkoviq nuk u ballafaquan
Në Bruksel kanë përfunduar takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serb…