Partizani eliminohet nga Bate Borisov
Partizani është eliminuar nga garat e
Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekic u
eliminua nga Bate Borisov, në raundin e parë kualifikues të kësaj gare, shkruan
Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Varosi”
përfundoi me rezultatin 0:2.
Vladislav Malkevich (71’) dhe Aleksandr
Shestyuk (90+12’) shënuan golat e fitores për bjellorusët.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Air
Albania” ishte mbyllur baras 1:1.
Partizani tani garat evropiane do t’i
vazhdojë në Ligën e Konferencës.
Në raundin e dytë të kësaj gare, kampionët
e Shqipërisë do të përballen me Atletic Club d’Escaldes nga Andorra. /Gazeta
Express/