
Autori: Gazeta inFokus
19:32 | 18 July 2023
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka pritur në takimit organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në takim u diskutua Ligji për pagën minimale. Osmani tha se ky ligj ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, i cili tha se kryeministri e ka për detyrë që të bëjë nivelizimin e pagave për veteranët.
“Presidentja ka të drejtë ta kthej ligjin në rishqyrtim, do të thotë kërkesat e veteranëve janë legale. Nëse presidentja sheh të arsyeshme duhet të analizojë kërkesat e veteranëve dhe ta kthejë ligjin në rishqyrtim në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Zyra Ligjore e Presidentes ka për detyrë që të arsyetojë kërkesat e veteranëve, duke konsideruar se ligji ka shkelur ndonjë të drejtë elementare të veteranëve në këtë radhë, nëse po mund të shkojë në rishqyrtim, nuk do të thotë se mund të fitohet ky rast”.
“Pasi partia që është në pushtet mund të votojë edhe në herën e dytë njëjtë, si në të parën. Sa kam hulumtuar kjo çështje nuk zgjidhet përmes Ligjit për Veteranët, nga neni 18 i këtij ligji. Ndryshimi i nenit të 18-të të këtij ligji nuk ka pasur arsyetim të fortë. Kryeministri e ka për detyrë që me një vendim të veçantë mund të bëjë nivelizimin e pagave minimale edhe për veteranët”, ka thënë Kryeziu.
Ndër tjera, ai ka theksuar se veteranët çdo herë kanë pasur të drejtë me kërkesat e tyre dhe se edhe tani kanë të drejtë.
-
Blerja e dronëve, Berisha: Asnjë fluturake në Kosovë nuk mund të fluturojë pa lejen e KFOR-it
Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha ka th…
-
Molliqaj për Nagavcin: Është “spiune”, erdhi në takimin e deputetëve të pakënaqur sa për të marrë informacione
Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), në Frontal të T7, k…
-
Oficeri britanik që shërbeu në Kosovë thotë se UÇK-ja ka pasur mosmarrëveshje të brendshme
Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmi…
-
Macron e quan gabim të madh tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja për drithin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macro, ka vlerësuar se vendimi i Rusisë për t’…
-
BE-ja shpreson të rrisë eksportet e Ukrainës përmes rrugëve tokësore
Bashkimi Evropian ka thënë se po kërkon zgjërimin e rrugëve të eksportit të m…
-
Kurti: Po i hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme në veri, sipas dakordimit me BE-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dakordimin për depërshkallë…
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të drogës
Policia sot në Prishtinë e ka arrestuar të dyshuarin R.A. për shkak veprën pe…
-
Çka ka Kurti diçka që publiku s’e di? Kështu përgjigjet Molliqaj
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj u pyet në Frontal në T7 nëse shoku i tij i…
-
Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna viziton fabrikën “M&Sillosi”
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka qëndruar të martën në…
-
Shqipëri: Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt
Autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se janë sekuestruar katër banesa d…
-
Kurti jep detaje nga vizita zyrtare në Greqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga vizita e tij zyrtare…
-
Osmani, veteranëve: Ligji për Pagën Minimale ndodhet ende në Kuvend, do ta analizoj sapo të vie në Presidencë
Zyra e Presidencës ka dalë me komunikatë lidhur me takimin që Osmani ka mbajt…