“Dardanët” e duan vetëm fitoren nesër ndaj Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës në basketboll do t’i
nisë nesër garat për parakualifikueset e Eurobasketit 2025.
“Dardanët” i presin katër ndeshje gjatë
korrikut e gushtit, derisa të mërkurën mbrëma do të përballen ndaj Zvicrës, në
palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Gazeta Express.
Ekipit kosovar nuk do t’i mungojë
përballja nga tifo-grupi “Dardanët”.
“Dardanët” theksuan se nuk duan asgjë tjetër,
përveç fitores nesër.
Postimi i plotë nga “Dardanët”:
“Atdheu thërret!
Nesër djemtë tanë do të paraqiten në
Prizrenin e bukur kundër Zvicrës me fillim në ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme
për rrethin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025. Nga ora 19:00 takohemi
të gjithë Dardanët tek palestra për tu pajisur me bileta dhe për të ofruar
përkrahjen e plotë nga tribunat.
Për fitore. Përveç saj nuk duam asgjë
tjetër!
Përpara Kosova jonë!”. /Gazeta Express/