Rrahu gruan, arrestohet një burrë në Drenas



Autori: Gazeta inFokus


10:03 | 17 July 2023

Një person është arrestuar në Drenas të dielën, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit policor dihet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” Thuhet në raportin policor. /Gazeta Infokus/