
Autori: Gazeta inFokus
19:08 | 17 July 2023
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se në Kosovës është paraqitur sëmundja e njohur si Murtaja Afrikane e Derrit.
Rasti i parë pas marrjes së mostrave në terren është paraqitur në komunën e Kllokotit.
“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta, ka dalë ne terren për hulumtim dignostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashk me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, thuhet në njoftim.
Duke u bazuar në ligjet në fuqi AUV ka themeluar shtabin e krizës. I cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës. Duke mbikëqyrë veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Është kërkuar nga praktikat veterinare private të jenë të gatshme për mbështetje ne teren, raportim të të gjitha rasteve të dyshimta dhe marrje të mostrave të gjakut. Ka nisur kontaktimi i fermerëve mbarështues të derrave për aktivizim të masave vetëmbrojtëse të biosigurisë ne fermat e tyre.
Çka është sëmundja Murtaja Afrikane e Derrit?
Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave.
Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu ( kjo sëmundje nuk i prek njerëzit). Por është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat.
Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Në mënyre qe të izolohet përhapja e sëmundjes.
-
Pse ka rëndësi skadimi i marrëveshjes së Detit të Zi për drithërat?
Një marrëveshje që e lejon Ukrainën të eksportojë drithëra përmes Detit të Zi…
-
KFOR-i reagon pasi Kurti ekspozoi dronin Bayraktar, thonë se duhet leje nga ta për t’i ngritur në qiell
Misioni paqeruajtës i NATO-s ia ka kujtuar Kosovës se KFOR-i është autoriteti…
-
Kurti flet për raportet me Serbine në Kretë, tregon që edhe Lajçak ndodhet atje
Në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahe…
-
Moti ekstrem, Greqia në ‘luftë’ me flakët, digjen makina dhe shtëpi në Atika
Greqia është përfshirë nga disa zjarre pasditen e sotme si pasojë e temperatu…
-
Hoxha: Albini shkon përvit në Greqi pasi e ka bazën e mendimit e veprimit, tani s’po ka qare pa e gjetë një arsye pse po shkon
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se Kurti shkon çdo vit në Greqi, pa…
-
Ambasadori Hovenier takohet me Shkelqim Devollin: Folëm për shumë tema, përfshirë Klan Kosovën
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, njofton se sot është takuar me biznesmeni…
-
Rama i painteresuar të flasë për mungesën e Kurtit në takim: Kush deshi erdhi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë gjatë mungesën …
-
I nxehti ekstrem në Itali, Ministria e Shëndetësisë publikon masat
I nxehti që ka prekur Italinë nuk duket se po zvogëlohet, por madje është në …
-
Hoxhaj për mungesën e Kurtit në Tiranë: Dezertim i politikës së jashtme të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti nuk ka marrë pjesë në takimin e kryeministrit Edi Ra…
-
Ministria e Arsimit publikon rezultatet e testit të arritshmërisë
Minsitria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezu…
-
Seanca e jashtëzakonshme/ Kuvendi Komunal i Rahovecit bëhet me kryesues të ri
Kuvendi Komunal i Rahovecit ka zgjedhur Arbër Zenunin nga Aleanca për Ardhmër…
-
Osmani inkurajon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim anëtarët e Komisionit Qeveritar për N…