Ky është plazhi ku nuk lejohet muzika me zë të lartë, gjoba 36 mijë euro
Pushuesit e plazhit në Portugali janë
paralajmëruar se mund të përballen me gjoba që variojnë nga 200 deri në 36,000
euro nëse lëshojnë muzikë me zë të lartë.
Altoparlantët portativë, përmes së cilëve
shpërthejnë meloditë me volum të lartë që shqetësojnë vendasit dhe turistët,
janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar Detar i vendit (AMN).
E shpallur muajin e kaluar nga AMN,
rregullorja ndalon “përdorimin e pajisjeve të zërit dhe aktiviteteve që
gjenerojnë zhurmë, të cilat, sipas kushteve të ligjit, mund të shkaktojnë
shqetësim”.
Plazhistët mund të bëjnë ankesa për zhurmën në
Policinë Detare lokale përgjegjëse për plazhin në të cilin ndodhen.
Gjobat mund të jenë diku ndërmjet 200 dhe
4,000 € për individët dhe midis 2,000 dhe 36,000 € për grupet.
Kjo nuk është hera e parë që “sjellja
antisociale” rregullohet në plazhet e Evropës. Ligjet e prezantuara nga Shtetet
Anëtare të BE-së për rregullimin e sjelljeve antisociale në plazhet e Evropës
janë bërë më të shpeshta. Në prill të këtij viti, Spanja ndaloi cigaret në 28
plazhet e saj.