Kalenderi nuk njeh limite, rekord “i çmendur” në Brezovicë

Kalenderi nuk njeh limite, rekord “i çmendur” në Brezovicë


Futboll


Gazeta Express

17/07/2023 9:15

Liridon Kalenderi ka triumfuar në garën e disiplinës
malore “Brezovica 2023” dhe përveç kësaj ka vendosur rekord të shtegut.

Kalenderi me Mitsubishi Evo9 Monster, shtegun me
gjatësi prej 7.7 kilometrave e kaloi për 03:55.422 minuta.

Në pozitën e dytë u rendit slloveni Anze Dovjak, i
cili me Hyndai pati kohë prej 04:01.952 minuta.

I treti në plasmanin e përgjithshëm doli Gazmend
Demolli me Radicall SR8, i cili në cak arriti për 04:04:03.985 minuta.

Kjo sa i përket renditjes në FIA CEZ, ndërsa tre të
parët në kampionatin vendor janë: Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli dhe
Përparim Dushi, i cili me Mitsubishi Evo9 pati kohë prej 04:10.863 minuta.

Në konkurrecën ekipore, nl pozitën e parë u rendit
Prishtina RT, e pasuar nga: Eurogoma RT, Ferizaj, AMTKK, DTM dhe Prizreni
D&G.

Gara është karakterizuar me disa aksidente, të cilat
për fat të mirë kaluan vetëm me dëme materiale.

Rezultatet komplete mund t’i shihni në linkun e
mëposhtëm: http://kstiming.com/

Kalenderi vendosi rekord, por nuk është i kënaqur

Distancën prej 7.7 kilometra, në garën “Brezovica
2023”, Liridon Kalenderi e kaloi për vetëm 03:55.422 minuta, por ky rezultat
nuk i bën shumë përshtypje.

“Çdo fitore e ka shijen dhe rëndësinë e saj, por të
jem i sinqertë, realisht nuk jam i kënaqur. Me këtë veturë, koha në këtë shteg
duhet të jetë dukshëm më e mirë, ndoshta 03:45, maksimumi 03:50”, ka thënë
Liridoni pas përfundimit të garës për faqen zyrtare të FASK-ut.

“Dje nuk pata mundësi të përfundoj garën, pastaj për
arsye personale, sot nuk isha në gjendjen më të mirë e poashtu edhe vetura në
gjysmën e dytë të shtegut

nuk ishte si duhet. Personalisht më shumë jam krenar për rekordin e vitit 2020 (04:01.966 minuta), kohë e cila vështirë mund të arrihet nga dikush në Grupin 4, sesa për kohën e arritur sot”, ka shtuar Kalenderi. /Gazeta Express/