Interi bën ofertën e parë për Alvaro Moratan

Interi bën ofertën e parë për Alvaro Moratan


Sport


Gazeta Express

17/07/2023 21:16

Interi raportohet se ka bërë ofertën e
parë zyrtare për Alvaro Moratan.

“Nerazzurrët” janë duke kërkuar një
sulmues të ri pas vendimit për të hequr dorë nga Romelu Lukaku dhe spanjolli është
në listën e tyre, transmeton Gazeta Express.

Alfredo Pedulla, gazetari nga “SportItalia”, ka raportuar se Interi i ka paraqitur Atletico Madridit një ofertë prej 15 milionë eurosh për Moratan.

Raportimet e mediave ditëve të fundit janë
të ndara në lidhje me klauzolën e lirimit të 30-vjeçarit.

Nga klubi besohet se është bërë e ditur se
ai ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh, kurse përfaqësuesit e
lojtarit pretendojnë se kanë një dokument që e lejon atë të largohet për rreth
10-11 milionë euro.

Gjithsesi, mbetet të shihet se cila do të
jetë përgjigja e Atletico Madridit për ofertën e klubit italian.

Kujtojmë se së fundmi u raportua se Morata
ka arritur marrëveshje personale me Romën, por që një marrëveshje ende nuk
është zyrtarizuar.

Zyrtarët e klubit nga kryeqyteti italian
thuhet se u takuan me përfaqësuesit e reprezentuesit spanjoll sot, për të
sqaruar kostot e një marrëveshjeje dhe Tiago Pinto tani do të flasë me
menaxhmentin e klubit për të kuptuar hapat e ardhshëm.

Për Alvaro Moratan besohet se në garë është edhe Milani. /Gazeta Express/