Yll Limanit i anulohet koncerti për shkak të ligjit, ja për çfarë bëhet fjalë

Yll Limanit i anulohet koncerti për shkak të ligjit, ja për çfarë bëhet fjalë


Rozë


Gazeta Express

16/07/2023 7:09

Ndonjëherë për arsye të ndryshme, mund të ndodh ndonjëherë që mbrëmja muzikore edhe të anulohet.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtarit nga Kosova
Ylli Limani, në një nga prenotimet e tij të fundit në Durrës.

Ai përmes një njoftimi të shpërndarë në InstaStory, lajmëroi
fansat se koncerti i tij i paralajmëruar në këtë qytet ishte anuluar, shkaku i
ligjit për muzikën në orët e vona.

“Për shkak të ligjit që e ndalon muzikën pas orë 23:00, eventi i planifikuar për sonte në Durrës anulohet për një datë tjetër. Ju dua, mos u mërzitni, veç shëndosh me qenë”, shkroi Ylli në InstaStory.