Kosova, nënkampione e Ballkanit – Gazeta Express

Kosova, nënkampione e Ballkanit


Sport


Gazeta Express

16/07/2023 21:30

Djelmoshat e Kosovës zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, por nuk arritën të fitonin. Dyshja Maliqi/Bajrami pësoi humbje me rezultatin 0:2 (14:21, 11:21) kundër Turqisë.

Edhe pse nuk arritën të marrin titullin, përkushtimi dhe performanca e tyre janë vlerësuar.

Ekipi i Kosovës arriti të kualifikohet në finale të Kampionatit Ballkanik U22 në beach volley, një arritje e rëndësishme për sportin dhe përfaqësimin e vendit tonë.

Federata e Volejbollit Kosovës (FVK) vlerësoi se “të përfshihesh në një garë kaq të nivelit të lartë dhe të konkurosh me dyshet e tjera të talentuara është një sukses në vetvete”. /Gazeta Express/