Kreu i Kishës katolike, Dodë Gjergji deklaron se Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën me hapat konkretë që ka ndërmarrë ndaj vendit tonë, megjithëse shton se ka ende hezitim për njohjen de-jure.
Gjergji thotë se thirrja dhe insistimi i Kishës katolike në Kosovë është e vazhdueshme edhe për një njohje “me letra” të shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit dhe se përpjekjet e tilla nuk do të pushojnë deri në arritjen e qëllimit, pavarësisht se thekson edhe rëndësinë e autoriteteve në raportet shtetërore.
“Në të vërtet Vatikani de-facto e ka njohur realitetin tonë dhe Kosovën, me hapat konkretë që i ka bërë ndaj nesh. Vatikani ka emëruar delegatin e vet të posaçëm për Kosovën, sikur një figur diplomatike që merret me relacionet në mes Vatikanit, Kishës dhe Kosovës. Vatikani e ka njohur kishën vendore të Kosovës në Dioqezën Prizren dhe Prishtinë, sigurisht unë kam qenë dhe jam emëruar në këtë kontekstin e ri të personalitetit juridik kishtar. Vatikani ka pranuar të gjithë presidentët dhe kryeministrat e Kosovës në pritje te papët, sepse duke filluar nga Papa Gjon Pali II, Papa Benedikti dhe Papa Françesku. Komunikimi dhe relacionet janë në përmirësim e sipër. Njohja de-facto është kurse de-jure është çështja e marrëdhënieve mes shteteve. Vatikani si kishë universale që e njeh Kosovën dhe realitetin dhe Vatikani si shtet. Marrëdhënia mes shteteve duhet të krijohet në bazë të relacionit që krijohen dhe rrethanave që janë”, thotë Gjergji.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lideri i fundit që është pritur në Selinë e Shenjtë pak kohë më parë. Mirëpo, as ky dhe as të tjerë para tij që kanë pasur mundësinë të priten nga kreu i Vatikanit nuk janë konsultuar me Kishën në Kosovë.
“Do të donim që të konsultohemi më shumë përpara se të shkonin kjo do të ishte gjëja më e duhur, por personat veçantë që kanë pasur këtë mundësi që të shkojnë në selinë e shenjtë të takojnë papën nuk e kanë parë të arsyeshme të konsultohen me neve”, vijon Gjergji./KP
-
Prokuroria nuk zhvilloi asnjë hetim penal për të akuzuarin, hudhet aktakuza për dhënie ryshfeti
Për shkak se Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk kishte zhvilluar asnjë het…
-
Do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në autostradë, kjo është arsyeja
Policia e Kosovës njofton se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit …
-
Për dy javë, në Shqipëri u gjobitën 135 kosovarë, vozitën nga 150 deri në 205 kilometra në orë
Policia e Shqipërisë, i ka bërë thirrje të gjithë atyre që marrin rrugën për …
-
Azemi kritika Qeverisë: Asnjë shtëpi s’mund t’ia dalë me 264 euro
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë…
-
Gjendet i vdekur një person në Prizren
Policia ka bërë të ditur se një person është gjendur dje pa shenja jete në No…
-
Arratiset një i burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan
Një person i cili ka qenë duke vuajtur dënimin e tij në Qendrën Korrektuese n…
-
Serwer: Dhuna në Kuvend është pasqyrë e keqe për Kosovën
Analisti amerikan, Daniel Serwer në një intervistë dhënë për RTK-në në lajmet…
-
E pengoi tjetrin për ta parkuar veturën duke e gjuajtur me vazo nga banesa, arrestohet pejani
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se për ta penguar një person…
-
Berisha viziton punimet e natës në rrugën Prishtinë-Podujevë: Askush nuk po punon
Hisen Berisha i PDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti po gënjen duke th…
-
Mustafa për arrestimin e avokatit Berisha: Ishte këshilltar i imi, i të vetmes qeveri që s’pati asnjë rast korruptiv
Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar për arrestimin e avokatit …
-
Kanosen dy prokurore në Themeloren e Pejës
Dy prokurore në Themeloren e Pejës janë kanosur nga një person.
Ato kanë r… -
Alarme të kuqe në 15 qytete italiane si pasojë e motit të nxehtë
Alarme të kuqe janë lëshuar në 15 qytete të Italisë, pasi i nxehti ekstrem va…